Misioni
Lider në industrinë e detergjentëve në Kosovë.
Ne jemi gati të përballemi me sfidat teknologjike, ekonomike dhe ekologjike të së ardhmes.
Ne i sigurojmë Kompanisë FRESH vendin e liderit në industrinë e detergjentëve në Kosovë.
Ky qëllim udhëheq gjithë veprimtarinë tonë.
Nëpërmjet aplikimit të një teknologjie të re dhe formulimeve të reja, ne bëjmë që kërkesat e klientëve për pastërti, higjenë dhe shëndet të plotësohen më lehtë dhe më mirë.
Ne menaxhojmë ndryshimet dhe jemi krenarë për arritjet tona.
Histori
Nga 2001 në tregun Kosovarë.
2001 krijohet Katana-Co
2002 fillon prodhimi i detergentëve
2003 hyjnë ne treg marka FRESH,BINGOL, PRIM, etj.
2004 krijohet FRESH-CO
2004 kompania çertifikohet me ISO 9001:2000
Objektivat e tregut
Objektivat tona të aritura deri tani janë:
50 % të tregut
120 Produkte aktuale dhe do të hedhim në treg 5 Produkte të reja
20 Shpërndarës në Kosovë dhe shpërndarje në Maqedoni
T'i shërbejmë më mirë konsumatorit
Të prodhojmë një artikull me minimumin e kostos
Përparësi ndaj artikujve paraardhës dhe konkurentë
Teknologjia:
Fresh-Co përdorë teknologjinë më të avansuar për të qenë gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore.

Fresh-Co ndodhet në Pejë, Kosovë. Vendodhja është 1 km larg qëndrës Pejë
Fresh-Co është kompani e themeluar në vitin 2001, me staf profesional ku gjatë viteve të fundit ka treguar një profesionalizëm si në prodhim ashtu edhe në menaxhim të kompanisë. Në kompani janë bërë rritje të kapacitetit për shkak se është rritur kërkesa në treg. Prodhimet e prezentuara në këtë webfaqe janë prodhimet më të kërkuara në tregun vendor poashtu edhe në tregun rajonal. Njëri nga elementet kryesorë të rezultatit pozitiv është bashkpunimi me industrinë më të madhe të landës së parë higjienike në botë “HENKEL” duke u përkrahur edhe në trajnim të procesit të punës.
Sot, numri i produkteve të detergjentëve të prodhuar në linjat e instaluara në kompaninë Fresh-Co është mbi 100 dhe numërohen rreth 30 punëtorë. Fresh-Co prodhon lloje të ndryshme detergjentësh : detergjentë të lëngshëm shtëpiake, sipërfaqe xhami, fajanca dhe sipërfaqe të tjera të lëmuara, lëng per larje enësh, zbardhues, zbutës rrobash etj.
Filozofia e investimeve teknologjike është që t’i qëndrojë sa më pranë ciklit të prodhimit. Një arritje e re në këtë drejtim është instalimi i makinerive të prodhimit të shisheve plastike (PE/ PET) të përdorura për detergjentët e lëngshëm.
Fresh-Co është importues i markës POZZY, Posedon mbi 20 lloje të faculetave të lagura POZZY.
Fresh-Co së shpejti do të del në treg me brendin FreshWipes, faculeta të lagura pa alkohol me paketim 72Copë.
Për të garantuar suksesin në të gjithë këto aktivitete, të cilat synojnë përmbushjen maksimale të nevojave të konsumatorit, Fresh-Co ka certifikuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përshtatje me ISO 9001:2000.
Ne mendojmë për pastërtinë tuaj është slogani i kompanisë Fresh-Co.




